Në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi, ka thënë se Drejtoria Politike merrej me aspekte dhe zhvillime ndërkombëtare

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi, ka thënë se Drejtoria Politike merrej me aspekte dhe probleme ndërkombëtare, ndërsa ajo ushtarake kishte të bënte vetëm me çështje ushtarake. Nuk është ndarë shtabi i përgjithshëm në dy grupe, por pjesa politike është ndarë të veprojë me aspektet ndërkombëtare dhe me ndërkombëtarët, si me vëzhguesit që ishin në Kosovës, si me OSBE-në, si me të gjithë të merrej kjo drejtori dhe ky grup i pjesës politike, kurse çështja ushtarake është çështje ushtarake dhe të merret me çështjet e veta , ka thënë ai, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit, Lluka Mishetiq. Bislim Zyrapi ka theksuar se grupi politik merrej me negociata dhe nuk përfshihej në çështjet ushtarake, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …