Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të udhëtojë për në Moskë më 5 korrik, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, tha një burim nga Qeveria hungareze për Radion Evropa e Lirë. Vizita e tij në Rusi do të realizohet disa ditë pasi ai u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev. Gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, Orban ia paraqiti Zelenskyt një propozim për armëpushim, teksa luftimet mes Rusisë dhe Ukrainë po vazhdojnë për më shumë se dy vjet. E pyeta presidentin nëse është e mundur për një pauzë, për një ndërprerje të luftimeve, për vazhdimin e bisedimeve pastaj. Në fund të fundit, një armëpushim do ta garantonte përshpejtimin e ritmit të këtyre negociatave”, tha Orban, gjatë konferencës për media në Kiev. Vizita e Orbanit në Ukrainë u realizua një ditë pasi Hungaria mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …