24 gushti është afati i fundit në të cilin vendet duhet t’i dorëzojnë Komisionit Evropian, agjendat e reformave, mbi bazën e të cilave do të marrin fonde nga Mekanizimi i ri i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Nëse një agjendë reformash merr dritën e gjelbër nga Komisioni Evropian, fondet e para do të lirohen nga mekanizimi deri në fund të këtij viti. Në maj, institucionet e Bashkimit Evropian miratuan Rregulloren për krijimin e Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, bazuar në Planin e Rritjes të prezantuar zyrtarisht nga Komisioni Evropian në nëntor 2023. Rregullorja ka hyrë në fuqi më 24 maj, duke filluar nga afati tre mujor për paraqitjen e Agjendave të Reformës – lista e masave që do të duhet të zbatojë çdo vend për të marrë fonde nga Mekanizimi. Rregullorja e Bashkimit Evropian parashikon gjithsej 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi nga viti 2024 deri në vitin 2027. Këto fonde do të shpërndahen në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi në raport me popullsinë e tyre dhe madhësinë e ekonomisë së tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …