Sot promovohet zyrtarizimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Sot promovohet zyrtarizimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Sot promovohet zyrtarizimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, ku do të bëhet shpalosja e programit, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe Këshillit Nismëtar të kësaj lëvizje.

Po ashtu, do të promovohet edhe libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, Ideatori i Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, Tahir Veliu ka thënë se kanë shtrirje në gjithë territorin e Shqipërisë, përkundër asaj që ka parti që kanë qëllim bashkimin kombëtar por nuk kanë arritur të kenë këtë shtrirje. “Synimi i Lëvizjes është bashkimi natyral në një shtet të vetëm, duke u bazuar në të gjitha konventat që mundësojnë këtë bashkim”, tha Veliu. Ai shtoi se lëvizja do të përdor të gjitha mekanizmat demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …