Njoftim publik për asfaltim rruge në komunën e Malishevës

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës, dhe jo vetëm, se nesër, e Shtunë, datë 6 korrik 2024, për arsye të fillimit të procesit të asfaltimit, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve rruga nga Stacioni i Policisë, që vazhdon përreth zonës së varrezave të qytetit deri te kyçja me rrugën afër Gjykatës në Malishevë. Kjo rrugë do të jetë e bllokuar (të shtunën, datë 06.07.2024) nga ora 06:00 deri në përfundimin e tërësishëm të procesit të asfaltimit të kësaj rruge, gjatë ditës së nesërme. Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve për vështirësitë që do të krijohen në qarkullim për shkak të mbylljes së domosdoshme të kësaj rruge në këtë fazë të punimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan u hap fushata për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka marrë pjesë në hapjen e fushatës  …