Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, në të cilën janë treguar sfidat dhe të arriturat e këtij institucioni përgjatë vitit 2023. Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Jeton Mehmeti derisa ka bërë prezantimin e raportit, ka thënë se është ndjerë i lënduar pas fjalëve të disa deputetëve që të njëjtit kanë dashur t’i ikin raportimit. Derisa ka shtuar se janë i vetmi bord i drejtoreve në një ndërmarrje publike që japin llogari publikisht në Kuvendin e Kosovës. Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Rexhepi-Bunjaku ka pyetur për buxhetin e planifikuar për vitin 2023 dhe shpenzimet. Krye shefi ekzekutiv, Evetar Zeqiri ka thënë se të hyrat nga tarifat ka qenë 92 milionë, derisa ka thënë se 91 për qind e tyre është shpenzuar. Ndërkohë, deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi ka treguar edhe për një adresë që i ka ardhur nga ish ushtruesja e detyrës, siç tha ajo, në vend të saj është emëruar një person që nuk ka licence të prokurimit themelore apo të avancuar.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …