Ekspertët e sigurisë i konsiderojnë të ngutshme dhe pa vend deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për kërcënimet e Serbisë

Ekspertët e sigurisë dhe ish-diplomat i konsiderojnë të ngutshme dhe pa vend deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për kërcënimet e Serbisë. Sipas tyre kjo prodhon perceptimin e jostabilitetit në Kosovë e që është edhe synim i Vuçiqit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, ashtu siç sipas tij, është në rritje edhe demokracia e saj. Në një opinion të botuar në “The New York Times”, në të cilin ka përshkruar rolin e NATO-s dhe arritjet e saj në Kosovë, Kurti ka shkruar për kërcënimet për luftë në Evropë, duke thënë se një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë, po aq sa Serbisë. Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi,  ka thënë se akterët politikë duhet të jenë të kujdesshëm me deklarata të tilla, pasi populli i Kosovës ka përjetuar një luftë e cila ka pasur pasoja dhe “situata nuk është me rrezikshmëri” ashtu siç po deklarohet. Edhe ish-diplomati, Blerim Canaj, ka thënë se deklarata të tilla sikurse ato që i dha Kurti i konvenojnë Serbisë, pasi Aleksandar Vuçiqit i konvenon që ta proklamojë sigurinë në Kosovë si “jostabile”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …