Smajl Latifi: Në Komunën e Rahovecit po vazhdon fushata e korrje-shirjeve

Në Komunën e Rahovecit po vazhdon fushata e korrje-shirjeve

Dihet se gruri është një kulturë strategjike për vendin tonë, ndaj bujqit tanë i përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre, me shpresën të kemi një vit sa më të bereqetshëm. Sipas informatave nga shtabi komunal i korrje-shirjeve në terren, në këtë vit kemi rendimente më të larta të prodhimit, me ç’rast pritet të korren rreth 3000 hektarë të mbjella me drithëra. Nga vizita që i bëmë Opterushës, e cila ka të mbjella 100 hektarë, aksioni për mbledhjen e grurit dhe sigurimin e bukës në këtë fshat po shkon mirë dhe është drejt përfundimit. Pamë nga afër se gruri sivjet është cilësor e i pastër dhe bujqit janë të kënaqur me prodhimin. Uroj që të shpërblehet djersa dhe mundi i bujqve të vyeshëm!

Me të shëndoshë e u shtoftë më shumë në vitin e ardhshëm!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …