Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj kritikon qeverinë për dështimet në drejtësi dhe ekonomi

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, shprehu shqetësimet e tij lidhur me problemet serioze të qeverisë në miratimin e ligjeve bazike dhe mungesën e një strategjie efektive kundër korrupsionit. Qeveria ka treguar një mungesë të theksuar të ekspertizës dhe përvojës, shpeshherë duke shfaqur arrogancë dhe qëllime jo të mira në procesin e miratimit të ligjeve. “Kemi një qeveri që është jetim në ligjet bazike, me probleme serioze të ekspertizës dhe arrogancës. Jo rrallë herë, shohim që ka edhe qëllime të këqija në miratimin e ligjeve,” tha Miftaraj. Ai shtoi se analiza e IKD-së për plan programin e qeverisë tregon një dështim të plotë në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë. Drejtori i IKD-së identifikoi sistemin prokurorial si adresën kryesore të dështimit të Kosovës në sundimin e ligjit. “Kosova nuk ka një strategji kundër korrupsionit që nga viti 2019. Qeveria, në vend që të mësojë nga mënyra e qeverisjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës, po e kopjon atë. Këshilli prokurorial është delja e zezë,” theksoi Miftaraj.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Profesori amerikan, Charles Kupchan, thotë se Albin Kurti po i vendos interesat e ngushta politike para interesave të shtetit

Profesori dhe analisti shumë i njohur amerikan, Charles Kupchan,  thotë se Albin Kurti po i …