Gazetari Lirim Mehmetaj, ka replikuar në një shkrim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në gazetën amerikane New York Times, ku sipas Mehmetajt, kryeministri mohon gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Mehmetaj ka ndarë këtë shkrim për të kundërshtuar ata që e mbështesin Kurtin, duke e quajtur një akt skandaloz dhe një formë prostituimi politik. Në postimin e tij, Mehmetaj shkruan: “Këtu tekstin po e lë për simpatizantët inteligjentë të Vetëvendosjes, meqë po besoj ata dinë anglisht. Për profesorët mediokër që i shtrihen për toke në mënyrë që ai të lartësohet mbi kurrizin e tyre të shthurur. Për laraskat e degjeneruara moralisht që i përdorin krejt notat e pentagramit për të prodhuar tinguj nënshtrimi ndaj tij.” Mehmetaj, mbështetësit e Kurtit i ka kritikuar ashpër për qëndrimin e tyre ndaj gjenocidit serb.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …