Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim në Bundestag, në nderim të ditëlindjes së përkrahësit të madh dhe vendimmarrësit të rëndësishëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës më 2008, Gernot Erler – politikan gjerman, deputet, ministër dhe për shumë vite ishte emisar për Evropë Juglindore. Hoxhaj në fjalën e tij foli për Kosovën dhe Ballkanin në kontekstin aktual të politikës gjermane dhe të kërcënimeve gjeopolitike në Evropë dhe në botë!. “Duke besuar fuqishëm në lirinë e Kosovës si rrallkush brenda socialdemokratëve gjerman, ishte në mbështetje të pavarësimit të Kosovës dhe më i qartë se çdokush që Gjermania duhet që në ditët e para ta njoh Kosovën, duke u treguar si një vendim fort i drejt atëherë atje dhe sot duke u bërë gurthemel përmbyllës i paqes dhe stabilitetit në rajon!”, ka theksuar Hoxhaj. Ai në parlamentin gjerman ka kërkuar që Perëndimi ta mbajë fjalën e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si shtet i barabartë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …