Shtëpia e Bardhë bëri me dije se kryetari amerikan, Barack Obama dhe Sekretari i Shtetit John Kerry janë të një mendje, se palët në Turqi duhet të mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Amerika ndjek me shqetësimin më të madh ngjarjet në Turqi”, ishte deklarata e Kerrit. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov theksoi nevojën për të evituar gjakderdhjen duke thënë se problemet në Turqi duhet të zgjidhjen në përputhje me kushtetutën. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun bëri thirrje për qetësi, siç bëri të ditur një zëdhënës i organizatës. Edhe shefi i i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Turqia ishte një aleat i fortë dhe kërkuar rivendosjen e rendit dhe qetësisë dhe respektimin e plotë të institucioneve demokratike. Në përkrahje të demokracisë në Turqi janë shprehur edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, shefja e BE-së Mogerini e shumë zyrtarë të tjerë të vendeve demokratike të botës.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …