Projekti “Angazhimi i të rinjve, një Zë për Ndikim” në Ferizaj

Ceremonia përmbyllëse e projektit “Angazhimi i të rinjve, një Zë për Ndikim” në Ferizaj dhe Drenas u mbajt me sukses dje, me pjesëmarrjen e shumë të rinjve dhe përfaqësuesve të organizatave të dy komunave. Projekti u financuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së nëpërmjet programit “Alumni Engagement Innovation Fund 2023” dhe mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, u administrua nga KUSA dhe u zbatua nga anëtaret Alumni, Xhemile Murati-Shabani dhe Laureta Thaqi, bashkë me organizatën AdVOICE. Gjatë ceremonisë u prezantuan me krenari të arriturat e projektit, duke përfshirë organizimin e konventës rinore, hartimin e Strategjisë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë, trajnimet në kuadër të Akademisë Rinore, dhe platformën E-Rinia, e cila do të bëhet e qasshme së shpejti për të rinjtë dhe organizatat jo-qeveritare. Po ashtu, u vlerësua puna vullnetare e të rinjve në komunitetet e tyre. Të rinjtë u certifikuan për trajnimet e marrë, dhe u dhanë mirënjohje për angazhimin e tyre vullnetar, te cilat u ndan nga drejtori ekzekutiv nga KUSA, z.Labinot Salihu. Ceremonia përfundoi me falënderime për mbështetjen e Departamentit të Shtetit, Ambasadës Amerikane në Prishtinë, KUSA-s, partnerët e tjerë dhe të gjithë të rinjtë që morën pjesë në projekt.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …