Gjatë qëndrimit në Turqi, kryeministri, Albin Kurti ka takuar qytetar të mërgatës sonë që jetojnë dhe punojnë atje. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ai ju ka bërë thirrje atyre që të investojnë në Kosovë. “Kryeministri gjithashtu veçoi arsyet se pse Kosova ofron një mjedis të favorshëm për investime, përfshirë këtu çmimin e lirë të energjisë elektrike, fuqinë punëtore profesionale, besimin në institucionet publike, politikat fiskale dhe faktin që Kosova së fundmi ka marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran nga Fitch Rating. Në këtë drejtim, ai u bëri thirrje që të vijnë në Kosovë, të hulumtojnë mundësitë që ofron vendi dhe të investojnë, teksa shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm e të rëndësishëm të mërgatës në Turqi, “sa në ruajtjen e raporteve të mira, aq edhe në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Edhe pas një dekade nga Marrëveshja e Brukselit, ende s’ka progres
Ish ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Riker, ka …