Kryeministri Albin Kurti ka uruar Partinë Laburiste dhe liderin e saj Kieir Starmer për fitoren e arritur në Mbretëri të Bashkuar dhe ka folur për gjendjen në Ballkan dhe rreziqet e mundshme në këtë rajon. Ai ka theksuar se Serbia me ndihmën e Rusisë po përpiqet të ngjallë mbështetjen për synime te saj të zgjerimit përmes dezinformimit dhe propagandës. “Ashtu sikur në vitet para të Luftës së Dytë Botërore, Serbia, me ndihmën e aleatit të saj të ngushtë Rusisë, po përpiqet të mobilizojë mbështetjen për ambiciet e saj ekspansioniste përmes dezinformimit dhe propagandës duke gënjyer popullin e saj për armiqtë e supozuar të Serbisë dhe të serbëve etnik në vendet fqinje. Një gënjeshtër e tillë është pretendimi i përsëritur i Serbisë se Kosova po kryen spastrim etnik ose pogrome kundër popullatës etnike serbe. Ky pretendim është hedhur poshtë gjerësisht nga organizata të pavarura si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativa Evropiane e Stabilitetit në Berlin” ka theksuar mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …