Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë paraprake Skënder Reçica, ka vlerësuar se Qeveria Kurti nuk ka bërë pothuajse asnjë punë që do ta përmirësonte mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se edhe shkrirja e Ministrisë së Punëve dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), shpërndarja e saj në dy-tri ministri tjera tregon sa ka qenë e përkushtuar kjo qeveri në trajtimin dhe adresimin e problemeve të cilat prekin mirëqenien e qytetarëve. “Po flasim për një qeveri që e ka pasur shumicën parlamentare dhe në një rrethanë çfarë këta e kanë operu, çfarë kanë qeverisë me vendin nuk është dashur shumë diskutime të bëhen për temat. Nuk është dashtë të bëhet madje kompromisi, sepse ne e dimë që në demokraci, nëse s’e ke shumicën parlamentare, temat që ti dëshiron t’i shtysh në parlament, në njërën mënyrë apo tjetër duhet ta gjesh një kompromis edhe me partnerët e tjerë. Këta nuk kanë pasur nevojë, sepse e kanë pasur shumicën parlamentare” ka thënë mes tjerash, ish ministri, Skënder Reçica.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …