Kryetari i OEK-ut ka vlerësuar se deklarimet për sulme nga Serbia janë të dëmshme për Kosovën

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna i ka vlerësuar të dëmshme për Kosovën deklaratat që po bëhen për sulme të mundshme nga Serbia. Ai ka theksuar se dekrlatat e tilla po I friksojnë investuesit e mundshëm në Kosovë. Zotëri Rafunaka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të ndalojë me diskursin se shteti serb po përgatitet për sulm të ri ndaj vendit sepse kjo po frikëson investitorët e huaj. “Këto deklarata për pasigurinë dhe paralajmërimet për ndonjë sulm të ri, sipas tij po bëhen pengesë për thithjen e investimeve të huaja në vend” ka tërhequr vërejtjen kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, për Kosovapress. Ai ka shtuar më tutje se pavarësisht që temat me Serbinë janë të hapura, kjo çështje nuk duhet të jetë pengesë që shteti të punojë më shumë për të sjellë investime të huaja në Kosovë dhe për të dëshmuar që vendi është shtet stabil dhe miqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …