Në Komunën e Rahovecit po vazhdon fushata e korrje-shirjeve

Dihet se gruri është një kulturë strategjike për vendin tonë, ndaj Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka dalë për të pa fushatën e Korrje-shirjeve dhe për ti përgëzuar për punën dhe përkushtimin e tyre bujqit rahovecian, me shpresën të kenë një vit sa më të bereqetshëm. Sipas informatave nga shtabi komunal i korrje-shirjeve në terren, në këtë vit ka rendimente më të larta të prodhimit, me ç’rast pritet të korren rreth 3000 hektarë të mbjella me drithëra. Nga vizita që kryetari Latifi i bëri Opterushës, e cila ka të mbjella 100 hektarë, aksioni për mbledhjen e grurit dhe sigurimin e bukës në këtë fshat po shkon mirë dhe është drejt përfundimit. Ata panë nga afër se gruri sivjet është cilësor e i pastër dhe bujqit janë të kënaqur me prodhimin.

Mund të jetë një imazh i 8 persona

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …