Protestuesit izraelitë kanë bllokuar autostrada nëpër vend dhe po i bëjnë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu të japë dorëheqje dhe të bëjë trysni për një armëpushim për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë nga Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, njofton Radio Evropa e Lirë. Demonstratat u mbajtën një ditë pasi ndërmjetësit ndërkombëtarë i ripërtërinë përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit. Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1 mijë e200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 38 mijë palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Lufta gjithashtu ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme dhe ka nxitur një krizë të madhe humanitare në Gazë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …