Kryetari i Francës, Emmanuel Macron mund të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare të radhës së dytë të së dielës

Kryetari  i Francës, Emmanuel Macron mund të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare të raundit të dytë të së dielës. Ky fakt është bërë i ditur nga media e njohur britanike “The Telegraph.  “Unë e njoh Macronin, kjo nuk është fantashkencë”, tha një ish-këshilltar i lartë për “The Telegraph” të presidentit francez, zgjedhjet e parakohshme të të cilit mund ta lënë aleancën e tij centriste me gjysmën e deputetëve që kishte muajin e kaluar. Sondazhet përfundimtare sugjerojnë se Bashkimi Kombëtar i Marine Le Pen-it (RN) nuk do të mund të arrijë shumicën, duke lënë një skenë politike polarizuese. Analistët shkojnë më tej kur theksojnë se, Franca ka të ngjarë të përfshihet nga një paralizë e fortë politike. Burime për “The Telegraph” bëjnë me dijë se Macron e ka pasur qëllim që para zgjedhjeve europiane, shpërndarjen e parlamentit francez. Ai tani përballet me tre vitet e fundit të presidencës së tij pa shumicë të qartë dhe madje edhe aleatët e tij më të afërt kanë frikë se bomba politike mund të shpërthejë dhe Macron të përjetojë ‘vdekjen’ politike.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …