Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani konsideron se është shqetësuese mungesa e sigurisë publike. Ai ka thënë se siguria publike është më e keqe sot dhe se kohëve të fundit është rritur dukshëm ndjenja e pasigurisë tek qytetarët. “Shqetësuese mungesa e sigurisë publike. Qytetarët e Kosovës po përballen me dobësim të dukshëm të sigurisë publike. Qytetari është më i pambrojtur sot! Siguria Publike është më e keqe sot! Lajmet nga anekënd Kosovës janë të mbushura me raste dhune, sikurse ishin edhe lajmet e mëngjesit sot. Krimi që ka arritur shkallë të lartë në kohët e fundit patjetër se rrit dukshëm ndjenjën e pasigurisë së qytetarëve”, ka shkruar Ramadani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …