PDK-ja themelon degën në Baden Württemberg, Gjermani dhe kritikon Qeverinë-Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në themelimin e Degës së PDK-së në Baden Württemberg, Gjermani, ku Shahin Dervishaj u zgjodh kryetar. Krasniqi vlerësoi mobilizimin dhe rritjen e partisë në diasporë, duke falënderuar të gjithë anëtarët për përkushtimin e tyre. “Ky Kuvend rikonfirmon mobilizimin dhe rritjen e pandalshme të PDK-së në mërgatë, ashtu siç po ndodh edhe në Kosovë. Është kënaqësi e madhe të shohim fuqizimin e përditshëm të shtëpisë sonë të përbashkët – Partisë Demokratike të Kosovës,” tha Krasniqi. “Kur ndalet PDK – ndalet Kosova. Në gati katër vjet qeverisje, pushteti aktual nuk ka arritur të bëjë asnjë punë serioze për vendin. Mandati i tyre është shënuar nga izolimi ndërkombëtar dhe shkeljet e shpeshta të kushtetutës,” shtoi ai.  “Roli juaj është vendimtar. Në përmbyllje, Krasniqi kujtoi sakrificat e krerëve të UÇK-së, që po gjykohen padrejtësisht në Hagë, duke theksuar se askush nuk mund ta ndryshojë historinë e lavdishme të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …