Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi me vëmendje ka përcjellë zhvillimet e së premtes mbrëma në Turqi, kur një fraksion ushtarak ka bërë përpjekje të bënte grusht shtet. Ai ka theksuar se vullneti i qytetarëve ishte më i fuqishëm se tanket dhe se kjo gjë tregon se demokracia nuk sfidohet dot. Zhvillimet dramatike dhe përpjekja për grusht shtet në Turqi u përcollën me vëmendje edhe nga institucionet dhe populli i Kosovës. Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tanke. Ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme. Në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet. I përgëzoj të gjithë ata që këtë sfidë e përballuan me urtësi, por edhe me vendosmëri”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …