Kreu i SPAK-ut, në Shqipëri, Altin Dumani, në një takim me gazetarët, ka dhënë përgjigje lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë, që çështjen e 21 janarit ta hetojë Prokuroria e Posaçme si dhe për çështjen për të cilën, Sali Berisha mbahet nën masën “arrest shtëpie. Për çështjen e 12 janarit, Dumani ka thënë se materialet po depozitohen dhe do të koordinohet me Prokurorinë e Tiranës. Materialet depozitohen dhe patjetër lind nevoja për koordinim me prokurorinë e Tiranës”, mësohet të ketë thënë Dumani. Me zbardhjen e vendimit për 21 janarin nga Gjykata e Lartë, SPAK është i detyruar të merret me hetimin e çështjes. Lidhur me çështjen “Partizani”, për të cilën mbahet në “arrest shtëpie” lideri i opozitës dhe dhëndri i tij, Dmani ka thënë se dosja do t’i dorëzohet gjykatës kur hetimet të jenë mbyllur plotësisht. Sipas TIJ janë grumbulluar të gjitha provat e ndërsa pyetjes nëse ndaj Berishës ka hetim pasuror, Dumani i është përgjigjur se janë janë bërë hetime lidhur me prejardhjen e pasurisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …