Është përuruar fusha sportive bashkëkohore në Krushë të Madhe

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorët, mësimdhënës, nxënës e qytetarë sportdashës, në hapësirën e ShFMU “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, kanë përuruar mjediset e reja sportive për futboll, basketboll dhe volejboll, që do t’u shërbejnë të rinjve, nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të fshatit për sport e rekreacion. Kryetari Latif tha se, kjo është fusha e parë me shtresë gome (TARTAN) në komunën r Rahovecit. Me këtë rast, kryetari Latuifi së bashku me nxënësit e kësaj shkolle, zhvilluan një lojë futbolli. Me ndërtimin e terreneve të reja sportive, Komuna e Rahovecit synon promovimin e sportit, të jetesës aktive dhe të shëndetshme, angazhimin e të rinjve me aktivitete fizike. Kryetari Latifi ka shprehur mirënjohje për punën e mirë dhe cilësore që po e bënë edhe për operatorin ekonomik.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Në Deçan u hap fushata për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka marrë pjesë në hapjen e fushatës  …