Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen e rrugës Prishtinë- Besianë dhe të gjithë infrastrukturës në Kosovë. “Politikat e tyre populliste e kanë sjellë në këtë gjendje rrugën Prishtinë-Podujevë, por edhe krejt Kosovën. Nuk ka progres e vizion, madje as dije e aleatë në të gjithë çështjet e vendit,” deklaroi Mustafa. Premtimet e dhëna dhe të parealizuara nuk mund të fshihen, pasi qytetarët përballen çdo ditë me vështirësitë e qarkullimit në atë rrugë, përfundoi Mustafa. Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se punimet në rrugën Prishtinë-Besianë po avancojnë, pa përmendur një afat konkret për përfundimin e tyre. Kjo rrugë, në të cilën punohet prej vitesh, është parashikuar të përfundojë brenda 365 ditëve pune sipas kontratës. Qytetarët që kalojnë aty shprehen të shqetësuar për ritmin e ngadaltë të punimeve dhe për telashe shëndetësore që shkaktohen nga pluhuri, si dhe dëmtimet në vetura.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …