Gresa Jakup Krasniqi: Çlirimtarëve. nga gjoksi mund t ua hiqni kollaret me shqiponjë, por kurrë nga zemrat!

Gresa Jakup. Krasniqi, ka shkruar një artikull në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për babanë e saj. Kjo vjen pas një incidenti në gjykatën e Hagës, ku gjykatësit para fillimit të seancës gjyqësore i hoqën Kollaren Dykrerëshe, simbolin kombëtar shqiptar. Në lidhje me këtë ngjarje, Gresa Krasniqi shkruan: “Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira për çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku. Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonëse mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa shëruara të një populli të shtypur e të vuajtur! Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!” Kjo deklaratë e Gresës vjen në kontekstin e një debati të vazhdueshëm mbi lirinë dhe drejtësinë për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e identitetit dhe solidaritetit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Myzejene Selmani: Ku po na çon kjo Qeveri me autogola politik, ekonomik dhe social?

Pas vendosjes në pikëpyetje të përjashtimit të Kosovës nga CEFTA dhe pasojave të rrezikshme për …