Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin shkollor 2015/2016 numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme ka qenë 367 mijë e 940, ndërsa në vitin 2023/2024 ky numër ka rënë në 291 mijë e 882 nxënës ose 76 mijë e 58 më pak në vit. Numri i nxënësve në klasën e I të shkollës fillore në vitin shkollor 2015/2016 ka qene 26 mijë 959 nxënës, ky numër në vitin 2023/2024 ka rënë në 22 mijë e 765 nxënës, ose katër mijë e 194 vetëm në klasën e parë. Ndërsa, në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Arsimit, numri i nxënësve të klasës së parë në sektorin publik dhe privat në vitin shkollor 2023/2024 është 23 mijë e 870. Numri i studentëve të regjistruar në nivelin bachelor në universitetet publike në vitin akademik 2018/2019 ka qenë 11 mijë e 718 student të rinj, në vitin e parë, ndërkaq në vitin 2023/2014 ky numër është tkurrur në 7 mijë e 890 student të regjistruar në vitin e parë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …