Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës sot kanë protestuar për shkak të pagave të ulëta. Ata janë shprehur: “Kemi punuar si skllevër mjaftë më sepse nuk po mund t’ia dalim”, “Nuk mundemi me punua me 275 euro kur kemi me udhëtua e me pagua ushqim”. Këto ishin disa nga ankesat e punëtorëve teknikë të Kuvendit, të cilët po kërkojnë që paga nga 275 euro të rritet në 500 euro. Për këtë pagë të ulët është kritikuar kompania kontraktuese, ku sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovës, kësaj kompanie private Kuvendi i Kosovës ia paguan 18 mijë euro në muaj, ku 9 mijë euro i mbesin fitim kompanisë. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovës, Jusuf Azemi theksoi se ‘problemi për pagat e ulëta është tek kompania e jo tek Kuvendi’. Azemi ka shtuar se nëse kjo kërkesë për rritjen e pagave nuk plotësohet atëherë punëtorët janë të detyruar të ndërpresin shërbimet e tyre. Përfaqësuesja e punëtorëve teknikë, Nazife Krasniqi është shprehur se qe gjashtë vjet paguhen me nga 275 euro në muaj, kurse sipas saj për këto vite pagat iu janë rritur vetëm dy herë nga 20 euro.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …