Edhe sot në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u marrë në pyetje dëshmitari i 75-të i Zyrës së Prokurorit, Bislim Zyrapi, në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Aj ka thënë se në kohën kur Kadri Veseli ishte jashtë Kosovës, në detyrat e sektorit të Zbulim-Kundërzbulimit, e kishte caktuar Mensur Kasumin, Kjo ishte përgjigjur në pyetjet e avokatit Ben Emmerson, i cili e ka pyetur dëshmitarin se a është e vërtetë që i ishin drejtuar ankesa sa i takon mungesës së një shërbimi të zbulimit brenda Kosovës në kohën kur Veseli ishte jashtë. Këtë gjë, e ka pohuar edhe Zyrapi duke konfirmuar se para mbërritjes së Kasumit nuk ishte caktuar askush, që të bënte diçka në lidhje me ZKZ-në në Shtabin e Përgjithshëm, ndërkohë që Veseli ishte jashtë. Emmersoni e ka pyetur dëshmitarin nëse arsyeja e emërimit të Kasumit kishte të bënte me faktin se shërbimi i sigurimit nuk ishte në gjendje të kujdesej nga jashtë. Bislim Zyrapi është përgjigjur se nuk është veç arsye e kësaj. Me ardhjen në Shtabin e Përgjithshëm të z. Kosumi e kam drejtuar në këtë drejtim që të jepte informacione për ‘G2’-shin ose sektorin e Zbulimit-Kundërzbulimit. Nuk kam pas askënd tjetër. Meqenëse ai ka pasur përvoja dhe mund ta bënte këtë detyrë dhe e ka ushtruar këtë detyrë. është përgjigjur dëshmitari, Bislim Zyrapi.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …