Flaka Zyberaj, bija e dëshmorit të kombit Mensur Zyberaj, në një intervistë për Radion-Kosova e Lirë, ka shfaqur shqetësim për mungesën e vendosjes së shtatores së babait të saj edhe pas tetë vitesh të shkrirë në bronz. Ajo ndër të tjera ka shtruar një mori pyetjesh: “Nëse më lejoni, dua të theksoj se babait tim i është punuar një shtatore nga Komuna e Rahovecit, tash e tetë vite. Megjithatë, kjo shtatore ende nuk ka gjetur vend në tokën për të cilën u flijua babai im. Për arsye dhe interesa personale, kjo shtatore qëndron tash e tetë vite e mbyllur në një shkollë në Rahovec, me të vetmin arsyetim se nuk kemi një copë tokë për trupin e skalitur në bronz të babait tim. Flaka Zyberaj iu drejtua veçanërisht drejtuesve të Komunës së Prizrenit, duke shtruar pyetjet: “Kur dëshmorët u flijuan për lirinë tuaj, a ju pyetën a ka vend për varret e tyre? A ju kërkuan leje dëshmorët kur morën armët në krahë, e lanë gjithçka të tyren për lirinë tuaj? A duhet të na detyroni t’u ulemi në gjunjë për t’ua kërkuar një copë tokë për shtatoret e dëshmorëve? Po më vjen keq, por në gjunjë ulemi vetëm për veprat e dëshmorëve, e vetëm para varreve të tyre ulim kokën, asnjëherë për të kërkuar leje të tilla nga ju, e asnjëherë për asgjë në botë për ju, që përmes gjakut të tyre, jeni aty ku jeni. (Më gjerësisht në intervista )
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …