Në kohën kur NATO-ja po feston 75-vjetorin e themelimit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte i mrekullueshëm lajmi, sikur Kosova të ishte në tavolinat ku do të diskutohej për anëtarësimin e saj në NATO. Por fatkeqësisht politikat aktuale të Kosovës e kanë pamundësuar një gjë të tillë. Pjesëmarrja e Kosovës në çfarëdo forumi që ndërlidhet me NATO-n, përfshirë edhe ftesën e presidentes që të jetë pjesë e aktivitetit për gratë, paqen dhe sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s, është nder për vendin, për çka u jemi mirënjohës aleatëve! Udhëheqja e sotme e Kosovës apo cilado që vjen pas saj, duhet ta kuptojnë që detyrë mbi detyrat mbetet anëtarësimi në NATO. Ata që nuk e mbështesin këtë synim shtetëror të Kosovës, jo vetëm që janë shkurtpamës por nuk e dinë pse i mbajnë postet që i kanë”, ka shkruar Haradinaj, me këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …