PS dhe PD mbështesin propozimin e PDIU për rezolutë ndaj Greqisë për heqjen e ligjit të luftës. Grupi parlamentar i partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) “Drejtësi dhe Integrim” në Kuvendin e Shqipërisë ka kërkuar që Shqipëria dhe Greqia të nisin iniciativën për shfuqizimin e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë, ligji i miratuar nga shteti grek para 84 vitesh. Projektligji është paraqitur nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili prej kohësh ka deklaruar se ky ligj është absurd. Konferenca e Kryetarëve e diskutoi sot këtë çështje për ta futur në rendin e ditën në seancën plenare të ditës së enjte.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …