Gazeta autoritative “Financial Times, në një artikull kushtuar kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe lojës së tij të shumëfishtë në të qëndruarit edhe me Perëndimin demokratik dhe Lindjen autokratike, ka komentuar edhe mbi çështjet e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi. Gazeta shkruan ese administrata Biden është e frustruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ajo i ka kushtuar një pjesë të madhe të shkrimit eventualitetit të favorshëm për Serbinë lidhur me ardhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë, të Donald Trumpit dhe ish-emisarit të tij për rajonin Richard Grenell “i cili ka bërë të qartë se nuk ka kohë për qëndrimet e Albin Krutit”.. Aleatët e Grenellit përgjigjen duke treguar se si ai, në të kaluarën, i ka ushtruar presion Vuçiqit për t’u larguar nga Moska dhe e kanë shtyrë atë të diversifikojë furnizimin e tij me energji nga Rusia, e cila siguron pjesën më të madhe të gazit të Serbisë”, ka shkruar gazeta autoritative “Financial Times.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …