Sot në Prishtinë, kryeministri Kurti, është pyetur nga gazetarët për raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një reagim të tij injorues, shpërfillës dhe me cinizëm, ai është përgjigjur. Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë e kam përshtypje që nuk ka lidhje kjo pyetje me Klinikën e Urologjisë. Prej këtu do të shkoj në Malishevë ku do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm. Kam përshtypjen se kjo pyetje se nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tilla”, tha Kurti, i cili nuk flet as për vizitën e kryetares, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në vizitë zyrtare Uashington, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s. Dihet se Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka pritur në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …