Duke i lexuar njoftimet në Facebook, me ra nje postim në sy, i cili ma turbulloj mendjen, i cili me beri të mendoj shumë gjëra të cilat nuk i kisha menduar asnjë herë me parë, hallet e një të riut i cili është biri i dëshmorit, dhe i cili i’a jepte lamtumiren prindit të tij pranë varrit.
” I dashuri baba, me fal të lutem, me fal që po e marr këtë vendim qe ti kurrë nuk do të me falesh as nën varre, sot unë palova teshat mia, sot po i vë çelësin shtëpisë tone, po e le nënën time dhe tënden në prag të shtëpisë si dy qyqe, po ju kthej shpinën të afërmëve qe ti mi le, se po nisem me një rruge të re.
Porosia jote e fundit ishte qe të rritemi, të shkollohemi dhe të punojmë për ndërtimin e shtetit, që aq shumë e deshe, të cilit vend ti ja fale edhe jetën. Pavarësisht nga skamja dhe varfëria e madhe që e u shtri mbi familjen tonë, ne u shkolluam, por në punë askund s po mund te kyqemi, sepse shokët e tu të pushkës, po na shohin vetëm në fushatat zgjedhore, apo në përvjetorin tënd, Ata i kane zane ka 10 vende punë, e ne fëmijët dëshmorëve duhet të presim pensionin tënd që të mbushim barkun bukë, andaj sot mora një vendim që do të vuaj terë jetën, por s po kam rrugë tjetër, sot po nisemi për Europ apo edhe me larg.
Ata që ty të vranë dhe masakruan qindra mira fëmije gra dhe pleq, ata po trajtohen si familje mbretërore nga qeveria e Kosovës ne Atdheun tënd, po sillen sot si pronar të Kosovës, të gjithë të punësuar, dhe po bëjnë çfarë po duan sikur në kohen e Milloshoviqit..
Apo e shiheni së në çfarë gjendej kemi ranë, nuk e dimë së ku po jetojmë, fëmijët e dëshmorëve, po trajtohen njëjtë sikur trajtohen ne Serbi apo Maqedoni, ku fëmijët e dëshmorëve u lanë në meshirën e Zotit. A është ky shpërblimi që e meritojnë familjet e dëshmorëve, apo kjo ishte projekt i bashkësisë ndërkombëtare, që liderët tanë të shkelin mbi familjet e dëshmorëve, për ti përmbushur kërkesat e Serbisë, që të marrin me shumë poena karshi ndërkombëtarëve..
Ruso thote: “Nuk kam frikë nga ligji, por nga gjykatësi”, nga ai i cili e ndan këtë drejtesi, nga ai qe po i prin këtij populli, i cili është ber milioner, duke u thirrur ne vlerat e luftes dhe te paqes, me djersen tone, e ne po jeton ne varfëri të thelle, ne skamje, duke shpresuar për nje dite me të mirë. Nëse nuk ndryshon ky sistem, nëse nuk vetëdijësohen këta lider, kjo elitë politike, populli një ditë do të largohen të gjithë, sepse shpresën e të ardhmes ja vratë ju vetë me punët e juaja të pamira.
Ky njeri po iku nga halli, sepse edhe ky duhet t’i ushqej dhe te kujdeset për familjen tij dhe jo se është më pak shqiptar, jo se e do me pak atdheun e tij, por ai po largohet së atdheu i tij u bë goja e peshkaqenit, ku gjithçka po përbinë pamëshirshëm. Qeveria duhet që t’ i flasë vetës dhe t’ i thotë stop të keqes, tua marr zyrtarëve dhe militantëve të vetë vendet e shumëfishta të punës dhe të punësoj kuadro të reja, që energjinë dhe diturin e tyre ta shkrijnë në vendin e tyre, e jo nëpër baushtella e kanalizime të Evropës!…
Islam Krasniqi: Liberalizimi- një letër që po na kushton shumë shtrenjtë
Deklaratat e fundit të parlamentit Europian lidhur me Liberalizimin e vizave, na bën të kuptojmë se rrugëtimi drejtë shtëpisë se madhe është i pa mundshëm për qytetaret e Republikës se Kosovës. Pas pritjeve kaq të gjata, për heqjen e regjimit te vizave për qytetaret e Kosovës, përsëri vjen zhgënjimi, nuk ekziston vullnet politik nga BE-ja, qe ti thyej kufijtë e heshtjes dhe te ju hap rrugën edhe Kosovarëve që të jenë te barabartë me qytetaret e Ballkanit, në lëvizjen e lirë.
Komisioni Evropian propozoi më 4 maj heqjen e vizave për Kosovën duke vënë si kusht edhe ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, një çështje që ka ndikuar në thellimin e krizës politike në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë së saj.
Shtyrja e votimit për Liberalizimin e vizave nga Parlamenti Europian ka qenë e pritshëm sepse qeveria e Kosovës nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen për Vijën Kufitare me Malin e Zi, e cila as në shtator nuk pritët të ndodh si pasoj e ngecjes së Demarkacionit, sepse qytetarët nuk kanë tokë për ti falur askujt, dhe se me marrëveshje tinëzare Kosovës i janë shkëputur qindra mira hektar, apo pjesë të territoreve që nga Molla e Kuqe, siç e njeh historia, ashtu siç po dëshirojnë ti shkëputen edhe 8 mi hektar, po me kësi marrëveshje.
Bashkimi Evropian me politiken e saj, popullit të Kosovës po i benë një padrejtësi të madhe, sepse një kusht i tillë nuk është paraparë për asnjë shtet tjetër, por vetëm për qytetaret tanë, që tregon së ende qytetarët e Kosovës trajtohen si qytetar të dorës së dytë.
Nuk është vetëm shteti ynë që nuk i ka ratifikuar kufijtë e vetë, ne e dimë mirë së dy shtetet Slloveni – Kroaci, ende nuk e kanë zgjedhur çështjen e kufirit, por sot janë anëtarë të BE-së, e për ne s’ka as lëvizje të lirë, por mos të harrojmë së ky kusht për Kosovën ka dal si pasoj e paaftësisë së Institucioneve vendore, të cilat me egon e tyre për ti ruajtur postet e tyre, nënshkruajnë marrëveshje edhe ne dëm te vendit.
Qeveria e Kosovës ka obligim që të shkarkoj Komisionin Aktual dhe ti mbledh të gjitha partitë politike, ekspertet dhe njohësit e lëmenjve të caktuar për të formuar një komision të përbashkët, për rishikimin dhe përmirësimin e gabimit që janë bërë me komisionin aktual dhe ti lë deklaratat injoruese të cilat s’po na dërgojnë askund. Nëse një gjë e tillë mungon, jo që do të ketë Liberalizim të Vizave por do të kthehet skenari që jemi mësuar të shohim në Kuvend për 7 muaj me radhe, pa e përjashtuar edhe ndonjë konflikt të armatosur mes banorëve të Rugovës dhe forcave të armatosura të Malit të Zi.
Ditëve të fundit Kryeministri i vendit ratifikimin e marrëveshjes se Demarkacionit po e kushtëzon edhe me formimin e FAK-ut, gjë e cila s’po i pëlqen askujt, sepse populli nuk është i interesuar ti fal tok askujt, por qeveria nuk po mund te kthehet mbrapsht sepse e ka shitur ketë pjesë.
Apo e shiheni se ku na ka sjellë kjo klasë politike, gjersa te tjerët bëjnë plane dhe vizitojnë planetë të tjerë, ne ende nuk mund të lëvizim lirshëm nëpër toke, sepse që nga fillimi është hapur pako e Ahtisaarit dhe për gjithçka duhet kompromisi, vetëm te dhamë nga kjo Kosovë e vogël e varfër, ku kjo klasë politike ka menduar vetëm për vete, dhe është në gjendje të bej gjithçka vetëm te mos prish rehatin e vete, ti marrin nga 10 paga mujore qe ti mbyllin sytë karshi se vërtetës.