Komiteti për komunitet mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Komiteti për Komunitete, organ obligativ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, mbajti sot mbledhjen e shtatë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhjeje, fokusi kryesor ishte gjendja aktuale e shëndetësisë në komunë. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, Afrim Krasniqi, raportoi para anëtarëve të komitetit për zhvillimet dhe sfidat në sektorin e shëndetësisë. Ai theksoi se shërbimet shëndetësore ofrohen pa dallime etnike dhe janë të qasshme për të gjithë qytetarët. Krahas shërbimeve të ofruara në QKMF, ai përmendi edhe shërbimin shëndetësor shtëpiak, i cili gjatë gjashtë muajve të fundit ka realizuar rreth nëntë mijë vizita shtëpiake, shërbime në përgjithësi brenda këtij gjashtë mujori, janë kryer 211,137 shërbimesh të ndryshme mjekësore.Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Amrush Helshani, përgëzoi stafin e QKMF-së për punën e tyre të palodhur dhe ngriti një varg pyetjesh në lidhje me shërbimet shëndetësore, përfshirë edhe ato për komunitetet pakicë. Krasniqi iu përgjigj këtyre pyetjeve duke dhënë informacione mbi funksionimin e QKMF-së, Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe ambulancave. Një çështje kritike që u diskutua ishte furnizimi me medikamente dhe pajisje mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë. Krasniqi theksoi se, përveç insulinës, furnizimet e tjera kanë qenë të pakta, por falë mbështetjes së komunës, QKMF-ja ka arritur të ofrojë shërbimet e nevojshme për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …