George Ivanov

Ivanov: Turqia është mbështetës i madh si dhe partner strategjik i Republikës së Maqedonisë

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov me vëmendje të posaçme ka ndjekur ngjarjet dhe zhvillimet e fundit në shtetin mik të Turqisë. Përmes një deklarate ai u shpreh se Maqedonia mbështet qeverinë e zgjedhur demokratike të Turqisë. “Republika e Turqisë, si anëtare e NATO-s si dhe një vend shumë i rëndësishëm në përballje me krizat globale, është mik dhe mbështetës i madh si dhe partner strategjik i Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Ivanov, thuhet në njoftimin e Presidencës së Maqedonisë. Ai mbështet normalizimin e situatës në Turqi dhe bën thirrje për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe shmangien e çdo lloj dhune dhe gjakderdhjeje. Kryetari maqedonas konsideron se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie të veçantë për të gjitha shtetet e rajonit dhe në këto momente nevojitet qetësi dhe mirëkuptim. Ai më tej porosit se qëllimet politike duhet të arrihen vetëm përmes dialogut dhe në përputhje me vullnetin e popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …