Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një me takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka diskutuar për situatën aktualite në arsim. Ai ka thënë se partia që drejton ka respektuar gjithmonë misionin e sindikalistëve në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Haradinaj ka treguar se në këtë takim ka konfirmuar synimin e AAK-së për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50% si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6%. “Unë personalisht dhe Aleanca, kemi respektuar gjithmonë misionin e sindikalistëve në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Kemi pasur shumë herë mospajtime por gjithmonë kemi qenë konstruktiv në veprime që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm. Në takim me delegacionin e SBAShK, kryesuar nga z. Rrahman Jasharaj, u njoftova për sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe arsimi në përgjithësi. Po ashtu, me ta i ndava 14 prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029, ka bërë me dije Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …