Pasi kryeministri i Kosovës ,Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë fajësuar ish kryeministrin Ramush Haradinaj për nënshkrimin e kontratës me Contour Global, ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti çdo ditë po dëshmon se është edhe kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër. Albini çdo ditë po dëshmon se është edhe Kryeministër i dobët edhe njeri i poshtër. Me krenari dhe me lëvdata e ka pas shkelë kontratën me Contour Global (Ministrja e tij i ka dërguar letër dhe ia ka ndërprerë përkrahjen) e me faqe të zezë përgjegjësinë për dëmshpërblim po e heqë prej vetes. E pabesueshme ku ka mbërri logjika e politikës trushpërlarëse e Kurtit. Ramush Haradinaj, ka pohuar se është vet Albin Kurti i cili e la Kosovën edhe pa 500 MW energji.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …