Hekuran Murati

Hekuran Murati njoftoi se shuma që Kosova do t’i paguajë “ContourGlobal”-it do të jetë 21 milionë e 70 mijë e 583 euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati bëri të ditur se vlera e shumës që Kosova do t’i paguajë “ContourGlobal”-it do të jetë 21 milionë e 70 mijë e 583 euro. Murati shtoi se qeveria Haradinaj kishte nënshkruar këtë marrëveshje pavarësisht paralajmërimeve nga opozita e shoqëria civile se një kontratë e tillë nuk duhej të nënshkruhej Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2017 pati arritur marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat. Termocentrali “Kosova e Re” ishte paraparë të fillojë së ndërtuari në vitin 2020, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023 dhe ndërtimi i tij do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …