Instituti i Kosovës për Drejtësi, konsideron se Projektligji për rekrutimin, vlerësimin e performancës, kontrollin e integritetit, avancimin dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve përballë qëllimit legjitim për të ofruar mbrojtje për gjyqtarët dhe prokurorët, është në kundërshtim me Kushtetutën. Gjatë prezantimit të raportit “Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve” (Problemet kushtetuese dhe ligjore me projektligjin aktual), IKD-ja ka vlerësuar se ka edhe një huqje tjetër në këtë projektligj, ku me nenin 18.2 është rregulluar çështja e imunitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke iu referuar Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Hulumtuesi në IKD, Astrit Kolaj, k thënë se neni 40 i këtij projektligji, ku përcaktohen kushtet kur një gjyqtar dhe prokuror mund të shkarkohen nga detyra, është në kundërshtim me Kushtetutën. Megjithatë, Kushtetuta nuk ka ndonjë dispozitë që e rregullon imunitetin e prokurorëve. Por, në asnjë rrethanë, kjo nuk nënkupton se prokurorët nuk duhet të kenë imunitet funksional në punën e tyre”, ka thënë Kolaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …