leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj thotë se Termocentrali, Kosova e Re, do t’iu jepte qytetarëve të vendit stabilitet e pavarësi energjetike, që nuk i kemi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kriminel kryeministrin Kurti dhe klikën e tij pas humbjes së arbitrazhit, në raport me kompaninë amerikane “Contour Global”. Në një konferencë për medie Haradinaj sot iu ka  përgjigjur kritikave të Kurtit, i cili në mbledhjen e djeshme të qeverisë ka fajësuar kryetarin e AAK-së për humbjen e arbitrazhit me “Contour Globalin” e për të cilën Kosova do të paguajë 21 milionë euro. Investimi i ‘Contour Globalit’ do të kishte qenë investimi më i madh në Kosovë. Termocentrali ‘Kosova e Re’ do t’i jepte Kosovës stabilitet dhe pavarësi energjetike. Ky projekt do ta bënte Kosovën të pandikueshme nga lufta në Ukrainë sa i përket çmimit të energjisë. Çmimi i megavatit të prodhuar në Kosovë do të ishte shumë më i lirë. Madje do të shisnim energji. Kosova vazhdon të mbetet e varur nga GEN-i, kompania serbe për eksportimin e energjisë me të cilën u pretendua se kishte lidhje ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Kriminelët kthehet në vendin e krimit shpesh sepse nuk ndëshkohen. Kurti dhe klika e tij që e kanë ndëshkuar ‘Contour Globalin’ janë kriminelë”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …