Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në darkën shtetërore të kryetarit amerikan Joe Biden për nder të udhëheqësve të NATO-s. Ai shpërndau foto nga darka shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, ku shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda. Kryeministri Rama ndodhet në Uashington, në samitin treditor të NATO-s, nga 9-11 korrik në kuadër të 75-vjetorit të Aleancës. Ky samit synon të projektojë forcën dhe të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus. NATO-ja është rritur në 32 anëtarë me hyrjen e fundit të Suedisë dhe Finlandës.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …