Misioni OSBE falënderoi sot Shqipërinë për kryesimin e zyrës së saj gjatë vitit 2020

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pasi deputetët e Vetëvendosje kanë miratuar ligjin për KPM-në

Misioni i OSBE-së në Kosovë në Kosovë përmes një komunikate për media kanë reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë miratuar ligjin për KPM-në. OSBE kanë thënë se janë të shqetësuar me disa aspekte të ligjit që është miratuar sot. OSBE thotë se pavarësisht se janë dhënë rekomandime nga ekspertë ndërkombëtarë në emër të Këshillit të Evropës, BE-së dhe OSBE-së për përafrim të ligjit me standardet, për fat të keq shumica s’janë marrë parasysh. Rekomandimet kryesore të ekspertëve të cilat nuk janë marrë parasysh kanë reflektuar shqetësime rreth dispozitave të reja të cilat do të kenë ndikim në përbërjen, rolin dhe përgjegjësitë e KPM-së, si dhe në procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të rinj dhe kushtet e shërbimit për të zgjedhurit. Rekomandimet për rolin dhe përgjegjësitë e KPM-së gjatë fushatave zgjedhore gjithashtu nuk janë marrë parasysh. Zgjerimi i kompetencave të KPM edhe me mediat sociale dhe me mungesën e kritereve të qarta për bllokimin e pamjeve të dëmshme, ngrë shqetësime dhe ka implikime  në lirinë e shprehjes. Në fund Misioni i OSBE-së  thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në përafrimin e legjislacionit të saj për të përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …