Pensionohet zyrtari i Qendrës së Regjistrimit Civil, Xhevat Lala

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpuntorë, ka pritur sot në takim zyrtarin e Qendrës së Regjistrimit Civil në Viti, Xhevat Lala, i cili sot ka shënuar 65-vjetorin e lindjes dhe është pensionuar. Me këtë rast, kryetari Haliti e ka falënderuar z. Lala për kontributin e dhënë ndër vite për institucionet komunale dhe më gjerë, duke e cilësuar si shembull i shërbimit të mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, dhe vullnetin e pa shoq për punë të përgjegjshme e me përkushtim të plotë. Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në institucionet komunale ndër vite, kryetari i ndau një mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …