Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e mirënjohur për sulmet kundër sistemit të drejtësisë ka mirëpritur miratimin e Ligjit të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke thënë se reforma e shumëpritur do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial me “eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore. Ndryshimet e votuara në lexim të dytë në Kuvend, janë bërë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ka shkruar Haxhiu. Ajo ka shprehur përkushtimin e vet për vazhdimin e reformave në drejtësi, duke e bërë atë të besueshëm, të pandikuar dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e vetëvendosjes që janë mësuar të aprovojnë verbërisht kërkesat e krerëve të tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …