Edhe sot për të satën herë, Partia Demokratike e Shqipërisë, në krye me të çmendurit e saj në veçanti, në krye me të Krye-çmendurin Berisha, protestuan në Tiranë, duke tentuar të djegin Institucionet e shtetit Shqiptar vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet, dhunshëm pa kursyer mjetet- duan pushtetin mbi të gjitha, dhe vetëm pushtetin por edhe pushtimin total të Shqipërisë, për të bërë kërdinë më pastaj, si edhe më parë me Piramida dhe shpërthim deposh e vrasjen e mbi 5000 qytetarëve të pafajshëm, me çartë; ata duan ta zhbëjnë Shqipërinë, qoftë edhe me dhunë!
Korba të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa seria e krrokatjeve që nisi me zjarr e në kor, po me zjarr përfundoj, duke hedhur bomba molotov, duke djegur flamujt kombëtar, duke djegur dyert e godinave të Institucioneve shqiptarë, duke djegur imazhin e shtetit, duke treguar në këtë mënyrë harbutërinë e tyre të ulët e çnjerëzore.
Askund në botë ku ka rend dhe shoqëri e sistem demokratik, nuk lejohet përdorimi i dhunës si mjet për të ardhur në pushtet, dhunshëm dhe me mjetet e dhunës! Pushteti fitohet me votën e populli, dhe këtë Sovrani shqiptarë e ka thënë sa herë e radhazi me aq kulturë e dinjitet. Atëherë; çka duan këto gërmadha gërdallë e të çakorduara që po djegin Shqipërinë me zjarr!…
T’i vesh zjarr atdheut, dhe atë me vetëdije të plotë, këtu duhet të veproj ligji, dhe vetëm ligji, ndryshe gjithçka e ka një kuptim, një fund, një mesazh, një sjellje njerëzillëku, por t’i veshë zjarr atdheut për ditë, kjo është sjellje çnjerëzor që do një përgjigje…
Këta kokëkrisur që po neveritin shqiptarët për ditë, këta të mjerë që po djegin atdheun!
CH-11-07-2024