Në 29-vjetorin e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, vazhdojnë debatet në Serbi lidhur me interpretimin dhe mohimin e këtij gjenocidi dhe etnocidi të rëndë të luftës në ish-Jugosllavi. Ndërsa një pjesë e shoqërisë civile dhe opozitës pro-evropiane mbështesin njohjen e gjenocidit dhe thonë se Serbia duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pushteti aktual vazhdon të kundërshtojë këtë qëndrim. Aleksandar Radovanoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë ka theksuar se për të arritur pajtimin dhe për të kujtuar viktimat me nderim, është e rëndësishme që të pranohet dhe të respektohet historia e vërtetë. Aktivistët për të drejtat e njeriut në Serbi po kërkojnë që autoritetet të ndalojnë praktikat e mohimit dhe të shpallin 11 korrikun si ditë përkujtimi për viktimat e Srebrenicës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …