Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër ligjin e ri për Komisionin e Pavarur të Mediave i cili u miratua dje në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, ky ligj cenon seriozisht lirinë e veprimit dhe thelbin demokratik të mediave. Gjatë gati katër viteve të fundit, qeveria ka ndërmarrë veprime sistematike kundër mediave, duke përfshirë fyerje, shantazhe, kërcënime dhe tentime për të mbyllur media. Ai paralajmëroi se ligji i ri do të mundësojë kontrollin e KPM-së nga pushteti dhe do të vendosë masa të ashpra ndaj mediave online, me gjoba deri në 40,000 euro për shkelësit e rregullave të reja. “Mediat në Kosovë kanë qenë në front të shpërfaqjes së keqqeverisjes dhe korrupsionit. Kjo liri e veprimit po cenohet seriozisht nga ligji i ri i KPM-së,” deklaroi Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …